Kulturë - Art - Fe

Studiuesi i lartë sunni: Zonja Fatime, shembulli i përbashkët për muslimanët shia dhe sunnitë

Hoxha i shquar iranian ka cilësuar Hz. Fatimen (a.s.)  si një model për bashkësinë muslimane  shiite dhe sunite duke theksuar se dashuria për Ehl ul Bejtin (a.s.) ngroh zemrat e të gjithë muslimanëve.

Mamusta Abdul Rahman Khalifezadeh, udhëheqës i namazit i Qarkut Bukan në Urmiyah, theksoi se askush nuk mund ta mohojë dashurinë me zemër për  Ehl ul Bejtin e Muhammedit (a.s.) që kanë muslimanët  Shia dhe Sunnitë. 

Ai theksoi se dashuria për Hz. Zehranë është një besim i përbashkët midis muslimanëve Shia dhe Sunitë.

Hoxha Sunni vuri në dukje se besnikëria e bashkësisë muslimane sunnite për familjen e Profetit Muhammed (a.s.) si një nder dhe tha: "Virtytet e Hz.  Zahra (a.s.) e kanë vendosur zonjën si shembull për gratë dhe burrat mysliman shia dhe sunnitët".

Figura fetare shtoi se ndjekja e virtyteve të ndryshme të Hz. Zahra do të garantonte promovimin individual dhe shoqëror të të gjithë muslimanëve.

Mamusta Khalifezadeh arriti në përfundimin se gratë myslimane mund të mësojnë nga çdo aspekt i jetesës së Hz. Zahra dhe të bazohen  në shtyllat e tyre ideologjike në këtë drejtim.

Sipas udhëheqësit të namazit  të xhumasë në Bukan, pastërtia dhe dëlirësia janë mësimet kryesore që gratë muslimane mund të mësojnë nga Hz. Zahra.

Burimi: Taqrib News Agency (TNA)