Iraku

OKB dënon sulmin kundër universitet në Bagdad

Kombet e Bashkuara e kanë dënuar një sulm terrorist kundër një universiteti në kryeqytetin e Irakut, në Bagdad.
    Kreu i Misionit të Kombeve të Bashkuara për Ndihmë për Irakun  (UNAMI ), Nickolaj Mladenov, dënoi sulmin kundër Universitetit Imam Kadhim, duke e cilësuar atë si të egër dhe frikacak.


     Zyrtari i OKB-së e përshkroi më tej sulmin si një shembull tjetër të dhunës së vazhdueshme në këtë vend, duke thënë: Populli i këtij vendi ka nevojë për të luftuar në mënyrë që të sjellë në këtë vend qetësi, dhe kjo po ndodh në një kohë kur populli irakian është duke u përgatitur për të shkuar në votime edhe disa ditë.


    Sulmi u zhvillua kundër universitetit të dielën, duke lënë disa të vdekur dhe të plagosur.


     Objektivi është përzgjedhur për të nxitur urrejtje, me mospërfillje të plotë për jetën e njeriut dhe vlerat fetare, shtoi ai.


     Gjithashtu, në të njëjtën ditë një valë e dhunës ka goditur vende të ndryshme në vend.


      Sulmi vdekjeprurës i së dielës u krye jashtë qytetit jugor të Samavah, ku dy makina bombë tronditën njëkohësisht në një zonë tregtare. Sipas policisë, shtatë vetë janë vrarë në këtë sulm.


     Ndërkohë, një bombë dhe një sulmi militant në portat e një kolexhi privat në lagjen lindore në Ur të Bagdadit vranë katër policë dhe një mësues. Rreth 20 të tjerë u plagosën në këtë sulm.


     Sulmet terroriste vijnë më pak se dy javë përpara zgjedhjeve parlamentare të Irakut, që janë planifikuar të mbahen më 30 prill.


      Raportet thonë se grupet Takfiriste të tilla si i ashtuquajturi Shteti Islam i Irakut dhe Shamit kanë ardhur në Irak nga Siria fqinje dhe Arabia Saudite për të minuar sigurinë në vend.


     Qeveria në Irak ka fajësuar Riadin për kaosin, duke thënë se Arabia Saudite është duke financuar dhe armatosur militantët që luftojnë kundër forcave irakiane në zonat perëndimore të vendit, duke përfshirë edhe provincën Anbar.


     Sipas shifrave të publikuara nga Kombet e Bashkuara, së paku 8.000 persona kanë humbur jetën në vend vitin e kaluar, që është numri më i lartë i vdekjeve që nga kulmi i dhunës në Irak në vitin 2007.