Konferenca muslimane e shëndetit mendor fillon më 24 prill 2014
Konferenca vjetore muslimane e shëndetit mendor, e gjashta me rradhë, do të mbahet më 24-26 prill 2014, prej orës 8:30-04:00 në Dearborn Inn, në Dearborn, Mich.SHBA.
Qëllimi i konferencës është për të
ndihmuar në promovimin e qasjes në kujdesin shëndetësor mendor në mesin e
komunitetit musliman dhe të sigurojë ndihmën
e parë, trajnime të shëndetit mendor për
imamët dhe udhëheqësit e komunitetit
në shtet.
Të ftuar special në këtë aktivitet
do të jenë Kongresmeni John D. Dingell dhe kryetari i qytetin e Lansing, Virg
Bernero, me prezantuesin kryesor, imam Abdul-Rashid Muhammed, drejtor i
Departamentit të Shërbimeve të Shoqërisë Islamike në Amerikën e Veriut dhe Kamilah
Mu'umin Rashad, themelues i Fondacionit të Muslimanëve, (Muslim Wellness Foundation, Inc.)
Pjesëmarrësit do të mësojnë rreth
hulumtimeve më të fundit dhe trajtimet e
kujdesin për shëndetin mendor, si dhe të drejtën për të marrë pjesë në
diskutime, duke u përqendruar në qasje më të mirë, më me kujdes, duke sfiduar
stigmat dhe identifikimin e burimeve për të ndihmuar, edukuar të gjithë për shërbimet
që kërkohen.