Opozita e Sirisë kërkon më shumë ndihmë nga sauditët
Opozita e Sirisë, e përkrahur nga të huajt, ka kërkuar nga Arabia Saudite për të rritur përkrahjen e saj për militantët për të luftuar qeverinë e Kryetarit Bashar al-Assad.
Kreu i së ashtuquajturës Koalicionit
Kombëtar Sirian, Ahmad Xhabra, e bëri kërkesën gjatë një takimi me Princin e
Kurorës, Salman bin Abdulaziz të Arabisë Saudite dhe Ministrin e Jashtëm, Saud
al- Fajsal.
Bisedimet u përqëndruan në
vazhdimin e ndihmës Saudite dhe mbi nevojën e forcimit të kapaciteteve të
ashtuquajturës Ushtria e Lirë Siriane (AMF), tha këshilltari i Xhabra -së
, Munser Akbik.
Arabia Saudite ka qenë një nga
mbështetësit kryesorë të militantëve që veprojnë në Siri që nga muaji mars, 2011.
Kërkesa nga Xhabra vjen në një kohë që
militantët e përkrahur nga të huajt nën presion në rritje nga ushtria siriane e
cila ka korrë fitore të vazhdueshme gjatë disa muajve të fundit.
Mijëra militantë janë vrarë edhe si
rezultat i grindjeve të brendshme mes grupeve të ndryshme. Grupi i el- Kaidas,
Fronti el- Nusra është përleshur shpesh me të ashtuquajturin Shteti Islam i Irakut
dhe Shamit.
Gjatë takimit në Arabinë Saudite, Xhabra,
gjithashtu, shprehu shqetësim në lidhje me njoftimin e fundit të zgjedhjeve
presidenciale të Sirisë që pritet të mbahet në qershor, duke thënë se e mbyllin
derën për të çdo zgjidhje politike.
Opozitai siriane e përkrahur nga të
huajt fillimisht u shqetësua për procesin e votimit, pasi u njoftua më 21 prill,
duke e quajtur atë një farsë Kombet e Bashkuara dhe Lidhjes Arabe
kritikuan, gjithashtu, njoftimin për zgjedhje.
Në përgjigje, Ministria e Jashtme e Sirisë
tha se çështja ishte një vendim i Sirisë dhe Damasku nuk do të lejojë
ndërhyrjen e huaj.
Mbi 150.000 njerëz njoftohet se kanë
humbur jetën dhe miliona të tjerë janë zhvendosur si rezultat i militantizmit
të përkrahur nga të huajt. Raportet
tregojnë se fuqitë perëndimore dhe aleatët e tyre rajonale - sidomos Arabia
Saudite, Katari dhe Turqia - po mbështesin militantët që veprojnë brenda
Sirisë.