Fe

Qeveritë e shteteve myslimane, gjithashtu, fajësohen për islamofobinë

Huxhet ul Islam Sejjid Salman Safavi
Huxhet ul Islam Sejjid Salman Safavi

Kreu i Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve të Paqes tha se qeveritë e vendeve islamike, gjithashtu, duhet të fajësohen për përhapjen e islamofobisë për shkak të performancës së tyre të papranueshme sipas mësimeve islame.


    Huxhet ul Islam Sejjid Salman Safavi,  i bëri këto vërejtje në një forum të mbajtur të martën mbi Origjinën dhe pasojat e islamofobisë në Perëndim.


     Ai tha se Perëndimi është në kërkim të mundësive të tilla për të manipuluar opinionin publik të botës dhe për të përhapur ndjenjat anti - myslimane.

 

    Dijetari, Huxhet ul Islam Sejjid Salman Safavi theksoi se roli i vendeve myslimane duhet të konsiderohet së bashku me përpjekjet nga perëndimi kur studiohet përhapja e islamofobisë.


    Ai theksoi se rrënjët historike të islamofobisë në botë, duke thënë se ato shkojnë që në vitet e para pas ardhjes së Islamit.


     Ai më tej vuri në dukje se pas kryqëzatave, të cilat  zgjatën për dy shekuj, përhapja e Islamit në zonat e krishtera, për kishen sjellte shqetësime dhe në këtë mënyrë filluan përpjekjet e saj islamofobe. 
    Përveç tjerash, në fjalën e tij, kreu i Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Paqes tha se me fitoren e Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Iran, e cila ishte një pikë kthese në historinë bashkëkohore, dhe më pas rënia e Bashkimit Sovjetik, filloi ideja e Përplasjes së Qytetërimeve e cila ishte  një komplot nga Perëndimi për të luftuar Islamin.


    Huxhet ul Islam Safavi tha më tej se duke përdorur gjuhën e artit është mënyra më e mirë për përballjen islamofobisë në botë.


     Ai shpreson se artistët e botës muslimane do të përdorin prodhimet e tyre të artit për të hapur rrugën për dialog dhe për të trajtuar përhapjen e islamofobisë.


     Forumi me temën bosht Origjina dhe Pasojat e islamofobisë në Perëndim u organizua në sallën e konferencave të Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve Kur'anore në Teheran.


     Tri temat kryesore  të këtij forumi ishin: Mjetet dhe aftësitë e Botës Muslimane për përballjen me valët e islamofobisë, Roli i Takfiristëve dhe grupeve ekstremiste në formimin dhe intensifikimin e islamofobisë  dhe strategjitë për të përmbajtur përhapjen e islamofobisë në Perëndim.


      Në vitet e fundit, Islamofobia ka qenë në rritje në të gjithë botën, veçanërisht në Perëndim. Prandaj, kjo është një përgjegjësi e dijetarëve muslimanë dhe mediave për të hedhur dritë mbi aspekte të ndryshme  dhe të përpiqemi për t’u përballuar me atë dhe ky ishte qëllimi i forumit.