SHBA rifillojnë ndihmën ushtarake për Egjiptin
Administrata e Obamas ka në plan të rifillojë një ndihmë ushtarake për Egjiptin me dhjetë helikopterë Apache pasi qeveria ushtarake e Kajros përkrahu traktatin e paqes me Izraelin.
Vendimi për të hequr ndalesën e
ndihmës nga SHBA është bërë për shkak se qeveria egjiptiane është e qëndrueshme,
marrëdhëniet e saj strategjike me Shtetet e Bashkuara janë të mira dhe
përmbushja e detyrimeve të saj ndaj Izraelit, kështu tha Sekretari i Shtetit, John Kerry në
një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Nabil Fehmi në një
bisedë telefonike, sipas zëdhënëses të Departamentit të Shtetit, Jen Psaki.
Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel, gjithashtu,
e informoi homologun e tij egjiptian, Gjeneral kolonelin, Sedki Sobhi, për vendimin në një thirrje telefonike, duke thënë
se helikopterët Apache do të ndihmojë qeverinë egjiptiane kundër ekstremistëve
të cilët kërcënojnë SHBA, sigurinë e Egjiptit dhe Izraelit, sipas
zëdhënësit të Pentagonit admiralit John
Kirby.
Vendimi vjen, pavarësisht
shqetësimeve për dështimin e qeverisë së Egjiptit për të përqafuar reformat
demokratike, pas rrëzimit të ish-presidentit Muhammed Mursi në korrikun e
kaluar. Që atëherë, Egjipti ka qenë skenë vdekjeprurëse e përkrahësve të Mursit
kundër qeverisë, të cilët zhvillonin protesta në rrugë.
Sipas ligjit të SHBA, kur një grusht shteti ushtarak ndodh në një vend, ndihma ekonomike dhe ushtarake duhet të ndalohet. Por, ky vendim i administratës do të thotë ndihma e diskutueshme për ushtrinë egjiptiane.
Para grushtit të shtetit të vitit të
kaluar në Egjipt, SHBA ka ndihmuar Kajron me 1.5 miliardë dollarë në vit, prej
të cilave 1.3 miliard dollarë ishin ndihma ushtarake.