Malajzianët mbajnë demonstratë kundër vizitës së Obamës
Protestuesit e Malajzisë, para ambasadës amerikane, në Kuala Lampur, mbajnë pankarta kundër vizitës së kryetarit të SHBA-ve, Barak Obama, planifikuar për javën e ardhshme.
Malajzianët kanë marshuan në kryeqytet,
në Kuala Lumpur, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vizitës së ardhshme
të presidentit amerikan Barak Obama.
Tubimi, i mbajtur jashtë ambasadës së
SHBA të premten, u thirr nga Hizb ut-Tahrir , që është një degë e një rrjeti
ndërkombëtar islamik.
Protestuesit mbanin parulla dhe
pankarta ku shkruante, SHBA është boshti i së keqes dhe Refuzo
Obama, Terroristi Nr.1 në botë.”
Ata, gjithashtu, brohoritën parulla të tilla si Zoti është i madh dhe Obama është armik i Profetit Muhammed (alejhisselam).
Aktivistët e Malajzisë akuzojnë Obamën
për vrasjen e myslimanëve në mbarë botën, veçanërisht në Afganistan dhe Irak.
Obama është planifikuar për të udhëtuar në Azinë Juglindore dhe Malajzi në fund
të prillit.
Udhëtimi i Obamas gjatë një javë, në
rajon është pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të rritur lidhjet
ekonomike, diplomatike dhe të sigurisë me vendet e rajonit.
Udhëtimi i tij në Malajzi, i
planifikuar nga 26-28 prill, do ta bëjë atë presidenti i parë i SHBA që viziton
vendin në gati gjysmë shekulli.
Malajzia ka kritikua politikën e SHBA-ve në dekadat e fundit, veçanërisht gjatë
mandatit të ish- kryeministrit, Mahathir Muhammad, gjatë viteve 1981-2003.