Ambasadori austriak viziton Xhaminë e Shenjtë të Imam Rizait
Me rastin e vizitës së tij, Stefan Schlests i tha gazetarit tonë, "Unë jam vërtet i lumtur që jam në këtë vend të shenjtë dhe të bukur. Ishte një rast për t'u njohur më mirë me aktivitetet kulturore-fetare të këtij vendi të shenjtë ".
Ai i referohej arkitekturës në Xhaminë e Shenjt të Imam Rizait dhe tha, "Për shkak të mjeshtërisë të llojit më të mirë të arkitekturës dhe pikturave në këtë vend të shenjtë, madhështia dhe bukuritë e këtij vendi më habitën shumë."
Arkitektura e sallës së konferencave të bibliotekës qendrore të Astan Kuds Razavi është prezantuar nga ambasadori austriak si shumë e veçantë. Ai gjithashtu deklaroi, "Vizita ime në këtë sallë na tregoi vlerën e lartë të artit islam dhe ngjalli admirimin tonë".
Stefan Schlests vazhdoi : "Ajo që e bëri dallimin e arkitekturës të Xhamisë të Imam Rizait është përzierja e saj me konceptet fetare". Ai gjithashtu tha: "Artistët islamikë iranianë kanë arritur të përcjellin shumë mirë këto koncepte tek audienca e tyre dhe të krijojnë të gjitha këto bukuri në këtë vend të shenjtë".
Ai shtoi, "Edhe pse disa objekte të këtij vendi janë shumë të vjetra dhe disa të tjerë janë tërësisht të reja, ekziston një koherencë dhe integritet i veçantë, si rezultat i frymës së tyre ekzistuese të spiritualitetit".
Ambasadori austriak më në fund tha: "Edhe pse unë jam i krishter, e respektoj këtë qendër të shenjtë. Edhe unë u befasova me të vërtetë kur pashë të gjitha bukuritë dhe spiritualitetet e këtij vendi ".
Burimi: AQR