Fe

Përkthimi i Kur'anit në tetë gjuhë në përgatitje

Përkthimi i Kur'anit në gjuhë të botës është përgjegjësia kryesore e Institutit Kulturor  “Terxhuman Vahy”,  tha drejtori i institutit.

     Muhammad Naghdi ka dorëzuar një raport mbi ecurinë vjetore të institutit, duke thënë se ai deri tani ka ofruar përkthime të shumta të Kur'anit në gjuhë të ndryshme dhe është i angazhuar ende me këtë veprimtari në vazhdimësi.


    Siç tha ai, tetë përkthime janë përgatitur nga instituti, kurse botimi është  në përfundim e sipër nga japonezët dhe me siguri do të dalë deri në fund të vitit aktual kalendarik iranian (20 mars 2014).


    Ai tha se përkthimi i librit në gjuhë të tjera si ruandase, gjeorgjiane, pashtu, ugandase dhe baltiase, janë, gjithashtu, duke u përgatitur në këtë moment nga instituti.


     Muhammed Naghdi më tej nënvizoi se botimin e kësaj vepre të madhe nga Murteza Kariminia për të gjitha kërkimet për veprat hulumtuese Kur'anore në Evropë, si një nga veprat më të mëdha të institutit, tha se për këtë veprimtari e fitoi Çmimit e Vitit në Republikën Islamike të Iranit për vitin 2014.


     Libri ka titullin  “Bibliografia e Studimeve Kur'anore në Gjuhët Evropiane”,  ku përfshihen punime rreth Librit të Shenjtë që nga viti 1500.