Anglia

Dje ishte kishë, sot është xhami në Londër, Angli

Ditën e martë, më 15 prill 2014, në Londër u hap një xhami e re.

Në përurimin e xhamisë së re, përveç xhematit, kishte të ftuar të veçantë, krahas Shejh Mahmud ul Hassanit ishin ftuar:

   - Shejh Halifa Izzat ( Imam dhe kreu i çështjeve fetare në Qendrën Kulturore Islame dhe  në Xhaminë Qendrore në Londër )
   - Shejh Abdul Kajjum ( Imam dhe Hatib i Xhamisë në Londrën Lindore dhe në Qendrën Muslimane të Londrës.
- Dr Abdus Salam Azadi ( Shef i Gjuhëve në  në Shkollën Umetit.)
- Axhmul Masrur ( Imam , transmetues dhe politikan britanik)
- Shejh Saleh Ahmed Hamidi ( Jurist )
- Në përurim mori pjesë edhe Kryetari i Southend-it, anëtarë të tjerë të Këshillit, duke përfshirë deputetët dhe kreun i departamentit të policisë.
     Pothuajse të gjithë të ftuarit uruan, përshëndetën, kurse fëmijët kënduan Kur’ani dhe ilahi. Pastaj, u shtrue dreka për të gjithë.

     Xhamia është themeluar në vitin 1986, por me kalim kohe u bë një qendër e madhe e një bashkësie të madhe islame. Në fillim, xhamia ishte në një ndërtesë e vogël në rrugën Milton, por me rritjen e komunitetit muslimanë ishte vështirë për të vazhduar veprimtarinë, kështu Bashkësia e Muslimanëve e bleu një Kishë në Chelmsford Avenue, ku tani mund të falën mbi 1000 besimtarë. Edhe pse një Xhamia është një vend adhurimi ku ne i lutemi Allahut, Xhamia e Re, që ishte Kishë, ofron më shumë për komunitetin, duke siguruar shumë objekte arsimore për të gjithë njerëzit, gra dhe fëmijë.

Adresa e Xhamisë është:
48 Chelmsford Avenue
Southend-on-Sea
Essex, Londër