Përurohet Enciklopedia e Qerbelasë
Enciklopedia e parë historiko-kulturore e qytetit të shenjtë Qerbela u përurua në një ceremoni në Qendrën për Studime Kërkimore "Qerbela" në bashkpunim me Astanin (Kujdestarinë) e Xhamisë së Shenjtë të Imam Hussejnit (a.s.).
Sipas faqes së internetit të Astanit, në program morën pjesë disa dijatarë, studiues, dhe intelektualë nga pjesë të ndryshme të Irakut.
Abdul Amir Kurejshi, drejtor i qendrës, tha se enciklopedia përmban historinë e qytetit të shenjtë nga periudha para-islamike.
I gjithë koleksioni do të kompletohet në 100 pjesë nga të cilat 40 pjesë janë botuar deri më tani, shtoi ai.
Enciklopedia përfshinë çështjet gjeografike, historike, shoqërore , politike dhe ekonomike, si dhe ngjarjet e rëndësishme në qytetin e shenjtë, vuri në dukje ai.
Drejtori tha se në enciklopedi gjithashtu janë paraqitur çështje të ndryshme, fjalë të urta, rroba dhe sende të tjera të stilit të jetesës së njerëzve në Qerbala.
Ajo është përpiluar nga 150 studiues nga universitete të ndryshme të Irakut, si dhe nga Irani, Turqia dhe disa vende të tjera, vazhdoi ai.
Burimi: IQNA