Kosova

Operacioni i pare i syve dhe historik për klinikën kosovare

Në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë janë kryer operacione- intervenimet e para në sy nga kirurgjia vitreoretinale, njofton kumtesa nga QKUK-ja

Operacionet janë kryer nga dr. Xhevat Lumi, kirurg vitreoretinale, i cili punon dhe vepron në Lubjanë të Sllovenisë. Kirurgu Lumi është asistuar nga specialistët e Klinikës së Syve.

Pas intervenimit të parë te pacientja SH. P (1954) në Klinikën e Syve, dr. Lumi, shkurtimisht tha se ndërhyrja është kryer me sukses, pacienti nuk ka pasur komplikime dhe nuk beson se nuk do të ketë edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, dr. Florim Zejnullahu, drejtor i Klinikës së Syve në QKUK, tha se ky është operacioni i parë dhe është historik për klinikën. Ai falënderoi doktorin nga Sllovenia. Sipas tij, ky është një sukses i madh. Dr. Zejnullahu tha se planifikohet të kemi bashkëpunim me të gjatë me doktorin dhe të bëhet edhe trajnimi i stafit që është i gatshëm për sfidat e radhës.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}