Në Itali u digjitalizua kopja më e vjetër e Shahnamesë
Studiuesit italianë, pas
shumë viteve dhe përpjekjeve të zellshme.
digjitalizuan kopjen më të vjetër të
'Shahnamesë', libri legjendar i shkruar nga poeti i njohur persian Abolkassem
Ferduvsi.
Ata e kanë plasuar atë në internet
për admiruesit e kulturës iraniane, njoftoi agjencia IRNA.
Libri ka 256, që daton nga viti 1193,
është duke u mbajtur në Firence në Bibliotekën Kombëtare në Italinë veriore. Libri
është e shkruar në stilin naskh.
Iranologu italian, Angelo Michele
Piemontese e ka identifikuar kopjen pas hulumtimit
dhe kërkimit në arkivat e dorëshkrimeve perse në bibliotekat italiane në vitin
1978.
Ferduevsi shkroi Shahnamenë gjatë një
periudhe prej 30 vitesh. Kjo kryevepër mjeshtërore e cila përfshin 50.000
couplets, konsiderohet si libri më i madh persian i poezisë epike.
Kjo vepër ka tërhequr admirimin
global dhe është përkthyer në disa gjuhë.
Në gjuhën angleze, që sot është gjuha më e përhapur në botë, ka pasur një numër të përkthimeve, pothuajse të gjitha në formë të shkurtuar. James Atkinson, i shërbimit mjekësor të kompanisë së Hindisë Lindore, ishte i pari që ndërmarri përkthimin në gjuhën angleze dhe publikimin e tij të 1832 për Fondin Oriental të Përkthimeve të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, tani pjesë e Shoqërisë Mbretërore Aziatike.
Midis 1905 dhe 1925, vëllezërit Arthur
dhe Edmond Warner botoi një përkthim të plotë në nëntë vëllime. Një vitin 2006 doli
në dritë një përkthim nga Dick Davis i cili e ka bërë këtë poemë epike të
arritshme për anglisht folësët. Ky përkthimi është një kombinim i poezisë dhe
prozës, edhe pse kjo nuk është një përkthim i plotë i Shahnamesë.
Shahnameh është përshtatur edhe për film,
gjatë viteve1971-1976 nga Tajikfilm,
filmi është trilogji e përbërë nga Skazania eRrustami, Rrustemi e Sukrabi dhe Skazania
e Sijavusha. Gjithashtu, në vitin 1993 edhe Bangladeshi ka bërë një film i
frymëzuar nga Shahnemaje.
Çfarë përmban Shahnameja e Firdeusiut?
Shahnameja është e shkruar e gjitha në distikë, ajë përmban rreth 120 mijë vargje. Çdo distik formon një njësi kuptimore të veçantë. Si varg është përdorur dymbëdhjetërrokëshi me theksa tonikë që bien në rrokjen e dytë, të pestë, të tetë dhe të njëmbëdhjetë.
Ja, për shembull: një distik nga një monolog i Rustemit, i cili në një rast ankohet kundër fatit për mjerimet që po i sjell vijimisht kryekreshnikut:
Sot ndeshem me t’ujit
demonë-skëterrë
Dhe nesër për vdekje me t’egrën panterë.
Në hartimin e Shahnamesë, Firdeusiu u mbështet edhe në traditën letrare të shkruar (kronikat mbi mbretërit, gjithsej nja katër kësosh), edhe në folklor. Vetëm se mbajti qëndrim kritik ndaj materialit burimor dhe i bëri atij një përpunim rrënjësor artistik në përputhje me planin e krijimtarisë së vet dhe me synimet e tija ideore.
Kush është Firdeuesi?
Emri i i tij i plotë është Hakim Ebu’l-Kasim Firdeuesi Tusi ( 940-1020) është poeti shumë i nderuar persian, është autori i kryeveprës epike Shahname apo “Libri mbi Mbretërit” e cila është jo vetëm poezia epike kombëtare e Iranit, por është poezia më e gjatë epike në botë e krijuar nga një poet i vetëm.
Firdeuesi filloi të shkruajë Shahnamenë në vitin 977, kur ishte në moshën 37 vjeçare, dhe e përfundoi më 8 mars 1010, kur mbushi 70 vjeç, pra e shkroi brenda 33 vjetëve. Shahnameja nuk është vetëm përmendore e poezisë, por është edhe përmendore e historiografisë