Kulturë - Art - Fe

Uzbekistani hap Akademinë e Studimeve Islame

Akademia e parë e specializuar e mësimit të lartë në Uzbekistan kushtuar ekskluzivisht studimeve islame është regjistruar nga Ministria e Drejtësisë e Uzbekistanit.

Komisioni i Çështjeve Fetare raportoi në faqen e saj të internetit më 17 janar 2018 se zyrtarët e ministrisë së drejtësisë formalisht i dorëzuan letrat kredenciale kryetarit të Drejtorisë Shpirtërore të Muslimanëve Uzbekistan, Mufti i Madh Usmankhan Alimov, dhe rektori i asaj që do të quhet Akademia Islame, Nimatulla Ibragimov.

Presidenti Shavkat Mirziyoyev në mes të dhjetorit nënshkroi për legjislacionin e kërkuar për krijimin e akademisë, e cila është themeluar nën kujdesin e Drejtorisë Shpirtërore të Muslimanëve të Uzbekistanit.

Akademia Islamike do të ofrojë diploma universitare dyvjeçare dhe kurse doktoratur  trivjeçare.

Mund të aplikojnë  qytetarë vendas të Uzbekistanit dhe të huaj. Disiplinat kryesore do të jenë studime Kur'anore, Sheriati Islam, studim i haditheve - fjalët dhe veprimet e Profetit Muhammed (a.s.)  - dhe interpretimi i teksteve islame.

Akademia tashmë ka regjistruar 16 studentë për vitin akademik 2018-2019.

Burimi: eurasianet.org