'Kantoni i Afrinit e ftoi ushtrinë siriane në Afrin'
Kantoni i Afrinit i shpallur nga PYD lëshoi një deklaratë ku i bëri thirrje ushtrisë siriane 'për të mbrojtur tokën e Afrinit'.
Kantoni i Afrinit në Siri ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku i ka bërë thirrje ushtrisë siriane për të mbrojtur tokën e Afrinit.
Në deklaratë u tha se: "Ne jemi pjesë e territorit sirian. E ftojmë shtetin sirian të veproj kunder sulmeve ndaj kufijve dhe këtij sovraniteti."
Në anën tjetër, në deklaratë u raportua se YPG 6 vitet e fundit ka mbrojtur integritetin territorial të Sirisë kundër pushtuesve dhe se ata do të vazhdojnë t'a bëjnë këtë nëse përfshihet ushtria siriane.
Burimi: Sputnik News