Gjermanët demonstrojnë kundër luftës
Mijëra gjermanë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër politikave luftënxitëse të vendit.
Sipas Press TV, tubimet tradicionale
vjetore të njohur si Marshimet e Pashkëve (ose Aldermaston) janë
mbajtur të shtunën në më shumë se 30 qytete në të gjithë Gjermaninë.
Duke brohoritur parulla të tilla si,
Ne jemi kundër luftës, protestuesit në kryeqytet, Berlin, kritikuan,
gjithashtu, vendosjen e trupave të NATO-s në Evropë.
Këto tubime janë themeluar që nga viti 1960 për të mbështetur lëvizjet e lirisë
në të gjithë botën.
Duke filluar si një protestë kundër
armëve atomike, Marshimet e Pashkëve u bënë të famshme gjatë Luftës së
Ftohtë dhe u fokusuan kryesisht në vendosjet e trupave në territoret gjermane.