Amerike

Muslimanët në SHBA fillojnë një program kundër ekstremizmit

Një grup musliman për të drejtat civile ka nisur një program të ri për të ndihmuar xhamitë e SHBA-ve të identifikojnë ekstremistët e mundshëm, për të ofruar këshillim fetar dhe shoqërorë për elementët turbullues.


    Kjo pyetje është e përshtatme gjithmonë, Pse ne duhet të kërkojmë falje për diçka që s’ka të bëjë fare me ne?''  Salam Al - Maraxhati, kryetar i Këshillit të Muslimanëve për Marrëdhënie Publike ( MPAC ) , me qendër në Los Angeles, tha për Wall Street Journal.

 

     Ne jemi duke thënë se ju duhet të merrni përgjegjësinë ... se ka ekstremistë myslimanë atje dhe se ata e bëjnë keq për të gjithë ne.
Programi i ri vullnetar do të paraqitet ditën e hënë, më 14 prill 2014, në përvjetorin e parë të bombardimeve në Maratonën e Bostonit.


    Prillin e kaluar, kinse një palë nga vëllezërit çeçen musliman u nisën me eksploziv në vijën e finishit të garës, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur më shumë se 260 të tjerë.

 

   Sulmet ndaj maratonës ndërkombëtare kanë tërhequr gjykime të gjera nga myslimanët brenda Shtetet e Bashkuara dhe nëpër botë.


   Shumica dërmuese e myslimanëve amerikanë nuk kanë asnjë lidhje me ekstremizmin, i tërë komuniteti është indinjuar nga sulmet e rralla individuale, të tilla, siç ishte shpërthimi në Boston.


    Prandaj, Këshilli i Muslimanëve për Marrëdhënie Publike ( MPAC ),    prezantoi nismë të re për të inkurajuar muslimanin për të adresuar zërat ekstremistë.


     Strategjia përfaqëson një largim nga tensionet radikale të Islamit  nga ana e Komunitetit Mysliman Amerikan.


    Edhe pse nuk ka vlerësime zyrtare, SHBA është atdheu për 7-8 milion muslimanë.


     Një sondazh i mëhershëm i Gallupit zbulojë se shumica e muslimanëve amerikanëve janë besnik në vendin e tyre dhe optimist për të ardhmen e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  


      Sipas planit të ri , të Këshillit të Muslimanëve për Marrëdhënie Publike ( MPAC ),  nisma e tyre e quajtur  Iniciativa për Hapësirë të Sigurt,  ekstremistëve të mundshëm do t’u ofrohet ndihmë nga imamët, këshilltarët dhe anëtarët e familjes.


    Krijuesit e programit e krahasojnë qasjen ndaj programeve të ndërhyrjes të themeluara nëpër shkolla për të parandaluar vrasjet  masive apo dhunën bandideske.


     Ka disa individë që janë në buzë të kryerjes së akteve të dhunës. Megjithatë, jo çdo rast i ekstremizmit që përfshin një musliman amerikan duhet të përfundojë në një arrestim ose dikush të lëndohet, shkruhet në një dokument të Iniciativës të Këshillit të Muslimanëve për Marrëdhënie Publike ( MPAC ).

 

    Ka mundësi të shumta për komunitetet për të mbrojtur mikun e tyre, anëtarin e familjes ose vëllain,  motrën në Islam që të shkon teposhtë një rruge të rrezikshme dhe shkatërruese.


     Programi inkurajon liderët e xhamive për të promovuar rrugë të shëndetshme për tema të nxehta për çështje të tilla si politika, marrëdhëniet gjinore dhe abuzimi i drogës.

 

     Pas këshillimit fetar dhe shoqërorë, hapi i dytë e nismës përfshin angazhimin e drejtpërdrejtë me një person i cili duket të jetë i prirur drejt ekstremizmit.


  Në qoftë se ndërhyrja dështon, hapi i fundit është përjashtimi i personit nga xhamia dhe njoftimi për zbatimin e ligjit ndaj tij.


    Thirrjet e mëparshme të Këshillit të Muslimanëve për Marrëdhënie Publike ( MPAC ), për ndërhyrje në xhami për të ndaluar zërat radikalë janë nxitur nga Këshilli i Muslimanëve majin e kaluar, duke i bërë thirrje xhamive dhe udhëheqësve të komuniteteve për të ofruar ndihmë për myslimanët e rinj, të cilët mund të jenë të prirur drejt ideologjisë ekstremiste duke i angazhuar të rinjtë e trazuar në vend se t’i ndalojnë ata.


    Dijetarët muslimanë kanë dënuar në mënyrë të përsëritur terrorizmin si veprim kundër mësimeve të Islamit.


     Në vitin 2008, mijëra dijetarë myslimanë nga e gjithë India e denoncuan terrorizmin si një dhunim të mësimeve Islame, duke e quajtur atë krimi më i madh sipas Kur’anit.


    Një tjetër studiues anglez, me prejardhje myslimane, Shejh Tahir ul- Kadri,  shpalli ​​një fetva (vendim) prej 600 faqesh në muajin maj, 2011, duke dënuar shpërthimet vetëvrasëse, rrëmbimet dhe vrasjet e njerëzve të pafajshëm që janë absolutisht kundër mësimeve të Islamit.

Burimi: On İslam