Të krishterët e Iranit protestojnë përpara zyrës së OKB-së kundër sulmeve terroriste në Siri
Qindra armenë -
iranian të krishterët të mërkurën mbajtën një tubim proteste para misionit të
OKB-së në Teheran për të shfaqur zemërimin e tyre për masakrën e fundit të
banorëve armenë të Kessab nga ana e grupeve rebele në luftën e Sirisë.
Kryepeshkopi armen, Sebo Serkisian
si dhe Karen Hanlari, përfaqësues i armenëve në parlamentin e Iranit, morën pjesë
në protestë.
Protestuesit mbanin pankarta me
moton “Ne e duam paqen dhe sigurinë në Rajon.”, “Mbështetja turke për grupet
terroriste duhet të dënohet” , “Luftimi do të vazhdojë deri në ekzekutimin e
drejtësisë”, Drejtësia është thirrja jonë e drejtë”, “Republika Islamike,
përkrahëse e popullit të shtypur”, dhe “masakra është dënuar në çdo kohë dhe
vend”.
Ata, gjithashtu, lexuan një
deklaratë mbi vrasjen e armenëve në rajonin Kessab, në Sirinë Veriore. Tre protestues e dorëzuan
deklaratën në Misionin e OKB-së në Teheran.
Më 21 mars 2014, xhihadistët thuhet
se hynë në Siri nga Turqia dhe e pushtuan qytetin në provincën Lattakia, vendi ku
banojnë mbi 2.000 armenë etnikë.
Ky sulm u bë shkak që qindra familje
lokale, kryesisht armene, për të lënë shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim
në provincën Lattakia.
Dhjetëra armenë u vranë gjatë përleshjeve me rebelët sirianë dhe terroristët në
rajon Kessab në atë kohë.
Konflikti në Siri ka filluar në muajin
mars, 2011, kur protestat pro - reformës sporadike u kthyen në një kryengritje
masive pas ndërhyrjes së shteteve perëndimore dhe rajonale.
Kryengritja, në të cilën u përfshinë
grupet terroriste nga e gjithë Evropa, Lindjen e Mesme dhe Afrika e Veriut, është një nga konfliktet më të përgjakshme në
historinë e kohës së fundit.
Kryengritja në Siri, e cila përkrahet nga të
huajt, vazhdon pa një zgjidhje në
horizont, qeveria amerikane i përkrahë nga ana politike dhe ushtarake ekstremistët tekfiristë.
Uashingtoni ka mbetur indiferent
ndaj paralajmërimeve nga Rusia dhe fuqitë tjera botërore për pasojat e
armatosjes të grupeve militante.