Arabia Saudite burgos avokatin e drejtë
Sipas Press TV, Arabia Saudite ka urdhëruar arrestimin e një avokati të njohur dhe veprimtar për të drejtat e njeriut me akuzë për fyerje të autoriteteve të mbretërisë.
Samar Badavi i është thënë të
mërkurën se burri i saj, Valid Abulhair, ishte burgosur.
Abulhair kishte mbajtur takime të
paautorizuara me aktivistët, kur ai shkoi të enjten në seancën e tij të pestë,
në një gjykatë në kryeqytet, në Riad.
Gruaja e tij tha se ajo nuk është
dëgjuar me burrin sepse i është çkyqur telefoni që nga dita kur ai mori pjesë
në seancën dëgjimore.
Samar Badavi u përpoq për të
vizituar bashkëshortin e saj në burg, por nuk i është lejuar vizita.
Avokati për të drejta tha në Twitter, para seancës të së
martës, se ai ishte në gjyq sepse ka sfiduar sundimtarin, për fyerje të autoriteteve,
për formimin e dy organizatave. Në muajin tetor, 2013, Abulhhair ishte
burgosur në një afat prej tre muajsh për fyerjen e gjyqësorit dhe
për një peticioni që kishte nënshkruar dy vjet më parë, ku ishin kritikuar autoritetet saudite.
Protestat kundër familjes Al Saud janë intensifikuar që nga muaji nëntor, 2011, kur forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve në Katif, në Provinca Lindore, ku u vranë pesë njerëz dhe shumë të tjerë u plagosën. Aktivistët thonë se ka mbi 30.000 të burgosur politikë në Arabinë Saudite.