Lavrov do të diskutojë rreth Ukrainës gjatë vizitës në Kinë
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, do të takohet me kryetarin e Kinës, Xi Jinping, në Pekin javën e ardhshme dhe do të diskutojë me të situatën në Ukrainë, tha Ministria e Jashtme e Rusisë të dielën.
Sergei Lavrov do të vizitojë Kinën
të martën, përpara bisedimeve katër -palëshe midis diplomatëve nga Bashkimi
Evropian, Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Rusia, të planifikuara për ditën e
enjte në Gjenevë.
Tani këto bisedime dyshohet se do të
zhvillohen për shkak të përleshjeve të
dhunshme ndërmjet mbështetësve të Kievit dhe protestuesve pro - rusë në Ukrainën
lindore.
Në takimet me udhëheqësit kinez dhe
Ministrin e Jashtëm të Kinës, Wang Yi , Sergei
Lavrov ka në plan t’i kushtojë vëmendje të veçantë situatës në Ukrainë, tha Ministria e Jashtme
e Rusisë në një deklaratë në faqen e saj.
Siç dihet, Kina në qëndrimin e
saj qëndron në një pozicion të balancuar dhe objektiv, duke demonstruar të
kuptuarit në tërësi të gjithë faktorët, duke përfshirë edhe atë historik, që
çojnë në realitete të reja në këtë rajon,
tha se Moska.
Kina më 27 mars 2014 abstenoi nga votimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e cila miratoi një rezolutë të mbështetur nga Ukraina që dënon referendumin në Krime për bashkimin me Rusinë dhe duke refuzuar të njohë aneksimin e gadishullit nga Rusia.