Anglia

Anglezët nuk janë më shumë krenarë për kombin

Një studim i ri tregon se krenaria e anglezëve për identitetin e tyre kombëtar ka një rënie të vazhdueshme gjatë gjithë kohës.


     Sipas Press TV, shifrat e shënuara, sipas një ankete nga British Social Attitudes, që do të publikohet më vonë këtë vit, zbuloi këtë javë se vetëm një e treta e njerëzve janë shumë krenar që janë anglez,  krahasuar me 43 për qind një dekadë më parë.


     Studimi, gjithashtu, tregoi se numri i atyre që janë deri diku krenar ( pothuajse 47 për qind ), kurse deri 35 për qind  ndihen shumë krenar.


     Studimi tregoi se gratë janë pak më pak krenare se burrat dhe anglezët e rinj dhe shumë të arsimuar janë shumë më pak krenar se  anglezët e gjeneratave të mëparshme apo ata me më pak kualifikime.


      Një student anglez tha për Press TV , Unë mendoj se në një kuptim politik, mënyra se si Anglia e tradhton veten në vende të tjera, ndoshta nuk është aq super fuqi sa ne mendojmë se është. Kjo mund të ketë një ndikim negativ në perceptimin e njerëzve për të qenë anglezë.


    Ekspertët thonë se përfshirja e Anglisë në luftë në Irak dhe recesioni ekonomik ka pasur ndikim në uljen e krenarisë kombëtare, në zbehjen e identitetit kombëtar te populli anglez.