İran

Ruhani, Suksesi ynë i ka zemëruar SHBA-në dhe Sionistët

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani ka bërë spjegime në lidhje me demonstratat anti qeveritare të zhvilluara në qytete të ndryshme. Sipas gazetës Shark të publikuar në Iran, Presidenti Hasan Ruhani, në lidhje me demonstratat anti qeveritare të filluara të enjtën e kaluar, të cilat të shtunën mbrëma u kthyen në akte të dhunshme dhe të cilat përfunduan të dielën në mëngjes, tha: “Integriteti i popullit tonë i nxiti armiqtë tanë. Uniteti dhe bashkimi ynë ishte një plumb në sytë e tyre.

Përparimi ynë nuk tolerohej nga ta. Sukseset që arritëm në fushën politike kundër regjimit amerikan dhe sionist, për ta ishin të patolerueshme.

Arritjet tona në rajonin tonë, për ta ishin të padurueshme.

E ju a pritni se ata nuk do të hakmerren? A pritni se nuk do të nxisin një grup njerëzish? Ne duhej të pregatitemi për ngjarje të tilla. Ata e thanë shumë haptas me gojën e tyre. Thanë se ne do t’ i tërheqim problemet në Tehran. Këtë e thanë ata vet, nuk janë komentet tona apo diçka e tillë.

Sigurisht se populli ynë do të dal fuqishëm nga problemet e tilla. Hedhja e slloganeve në kundërshtim me ligjin dhe kërkesat e popullit, fyerja e shenjtorëve dhe vlerave revolicionare dhe shkatërrimi i të mirave publike janë gjëra tëra nga një grup i vogël. Populli ynë këto i rregullon lehtë, këto nuk janë asgjë.

Populli ynë ka parë shumë ngjarje të tilla dhe i ka tejkaluar shumë lehtë. Këto janë gjëra të thjeshta.”

Burimi: Yakın Doğu Haber