Seminari mbi "Revolucionin Islamik" do të organizohet në Austri
Seminari mbi "Revolucionin Islamik " do të organizohet në Austri
"Revolucioni Islamik dhe Reformat Kulturore dhe Shoqërore " do të organizohet nga Qendra Kulturore Iraniane në Austri.
Një seminar i titulluar "Revolucioni Islamik dhe Reformat Kulturore dhe Shoqërore " do të organizohet nga Qendra Kulturore Iraniane në Austri më 20 janar 2018.
Sipas faqes së internetit të Organizatës Islamike të Kulturës dhe Marrëdhënieve, programi është planifikuar me rastin e festivalit Dhjetë Ditë të Zgjimit.
Seminari do të organizohet edhe nga Instituti për Shkencat Humane dhe Islame të Vjenës.
Reformat në pikëpamje të Kur'anit dhe Imam Humejni (r.a.), Ixhtihad (përpjekje për të nxjerrë në dritë rregullat e sheriatit nga burimet e fikhut) si një qasje reformuese në fushën e politikës dhe shoqërisë në shekullin e XX-të dhe drejtësinë sociale, sistemi kapitalist dhe ekonomia, parimet në pikëpamje të Islamit janë temat e programit.
Muhammed Razavirad, Marcus Fidler dhe Catherine Berezansky do të jenë folësit e seminarit.
I udhëhequr nga Imam Humejni (r.a.), Revolucioni Islamik i Iranit fitoi në shkurt të vitit 1979.
Burimi: Quran News