Botohet në Holandë : 'Shkëmbime filozofike, teologjike midis të krishterëve, muslimanëve'
Një libër me titull "Ide në lëvizje në Bagdad dhe Përtej: Shkëmbimet filozofike dhe teologjike mes të krishterëve dhe myslimanëve në shekullin nëntë, dhjetë" u botua nga Shtëpia botuese Brill në Leiden të Holandës.
Sipas amazon.com, libri, i redaktuar nga Damien Janos, përmban një përmbledhje artikujsh që përqendrohen në shkëmbimet filozofike dhe teologjike ndërmjet intelektualëve muslimanë dhe krishterë që jetonin në Bagdad gjatë periudhës klasike të historisë islame, kur ky qytet ishte një qendër e gjallë e filozofike, shkencore dhe letrare.
Arritjet filozofike dhe kontributi i të krishterëve që shkruanin në arabisht dhe në gjuhën siriane paraqesin një përbërës të shoqërisë islame gjatë kësaj periudhe, por ato zakonisht janë studiuar në mënyrë të izoluar nga zhvillimi i filozofisë kryesore islame.
Libri i tanishëm synon një qasje më të integruar duke eksploruar studimet e rasteve të afrimit filozofik dhe teologjik midis traditave të krishterëve dhe muslimanëve, me theks në Shkollën e Bagdadit dhe përfaqësuesin e tij kryesor, Jaḥja ibn'Adi.
Burimi: IQNA