Xhara: Hebrejt janë aleat të Kosovës, nuk duhet ti humbim për shkak të Palestinës
Të votosh kundër Amerikës, do të thotë ke bërë vetëvrasje politike, diplomatike, kombëtare dhe shtetërore të SHQIPËRISË ETNIKE në Ballkan.
Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli urgjentisht, duhet të distancohen nga vota e Shqipërisë kundër Amerikës.
Këtë sugjerim e përligj edhe ky vlerësim i peshuar i Arbana Xharrës (këshillëtare e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës : “Vota e Shqipërisë kundër Amerikës, është kundër shqiptarëve. “Hebrenjtë historikisht kanë qenë aleatë të shqiptarëve. Shumica e zyrtarëve të lartë amerikan kur moren vendimin për bombardimin e forcave serbe në 1999ten ishin hebre. Shqipëria me votën e saj kundër Rezolutës së OKB-së për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, doli kundër aleatit kryesor të shqiptarëve. Historikisht kemi bërë gabime, kemi humbur aleanca me ata që na kanë dalë krah. Kjo votë është kundër gjithë neve shqiptarëve”.