İran

Shefi i organizatës së Haxhit viziton Arabinë Saudite për bisedime

Shefi i Organizatës së Haxhit, Hamid Muhammedi do të vizitojë Arabinë Saudite muajin e ardhshëm për të zhvilluar bisedime.

Në një takim të përbashkët të këshillit koordinues dhe planifikues të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë për Haxhin nën kryesimin e Ali Kazi-Asgar u deklarua se Hamid  Muhammedi dhe delegacioni shoqërues do të zhvillojë bisedime mbi marrëveshjen e Haxhit për vitit të ardhshëm.

Ali Kazi-Asgar u kërkoi gjithashtu të gjithë krerëve të komiteteve të grupeve të punës që të përgatisin dhe të paraqesin raportet e tyre për t'u përdorur për planifikimin e Haxhit për vitin e ardhshëm.

Burimi: IRNA