Kulturë - Art - Fe

Kursi i trajnimi i Mësuesve të Kur'anit do të mbahet në Indonezi

Kujdestaria e Xhamisë së Shenjtë e Imam Husejnit (a.s.) do të organizojë edicionin e 15-të të kursit të trajnimit të mësuesve të Kur'anit në Indonezi.

Sipas agjencisë së lajmeve Qafa, Muhammed Bakir Mansuri, drejtor i degës së Astanit në Xhakarta, tha se 16-të studentë universiteti dhe mësues nga krahina të ndryshme të Indoneziseë në Azinë Juglindore janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë kurs.

Mësimet teorike dhe praktike mbi këndimin e Kuranit, mësimin përmendësh të disa sureve të Kur'anit, dhe parimet  e Kur’anit do të jenë temat e kursit.

Kryeqyteti i Indonezisë, Xhakarta, është vendi ku do të mbahet  programi  arsimor Kur’anor për tetë ditë.

Muhammed Bakir Mansuri  tha se dega e Indonezisë e Astanit ka organizuar kurset Kur'anore në vitet e fundit me qëllim të shpërndarjes së kulturës Kur'anore në rajon.

Deri tani ka arritur të stërvitë një numër të madh mësuesish të Kur'anit, të cilët janë ekspertë të këndimit dhe memorizimit apo mësimit përmendësh të të Kur'anit, tha zyrtari.

Burimi: IQNA