Eksperti Saudit: Vendimi i Trumpit për Jeruzalemin është një goditje pozitive.
Drejtori i Qendres së Studimeve të Lindjes së Mesme në Xhide, Abdulhamid Hakim tha se arabët duhet t'a pranojnë se "Jeruzalemi është një qytet hebre."
Drejtori i Qendres së Studimeve të Lindjes së Mesme në Xhide, Abdulhamid Hakim tha se njohja e Jeruzalemit nga Presindenti i SHBA-ve, Donald Trump, si kryeqytet i Izraelit, është një goditje pozitive për marrëdhëniet paqesore arabo-izraelite.
Abdulhamid Hakim tha: "Ne arabët tashmë duhet t'a kuptojmë dhe t'a definojmë zyrtarisht: Jeruzalemi është simbol fetar i hebrenjve. Jeruzalemi është i shenjtë për ta ashtu siq janë Meka dhe Medina për muslimanët."
Eksperti Saudit që e ka analizuar kundërshtimin e pushtimit të Izraelit, tha se :"Arabët tashmë duhet të shpëtojnë nga trashëgimia e Naserizmit dhe nga Islamizmi politik i krijuar për interesa politike, qofshin Sunit apo Shiitë që bëjnë armiqësinë e hebrenjve dhe që mohon të drejtat e tyre historike në rajon."
Burimi: Yakın Doğu Haber