Amerike

Vetoja amerikane në rezolutën e KS të KB-së për Jerusalemin

Shtetet e Bashkuara të Amerikën kanë vënë veto në Këshillin e Sigurimit  të Kombeve të Bashkuara në rezolutën me të cilin bëhet thirrje në tërheqjen e vendimit të presidentit amerikan Donald Trumpit që Jerusalemi të njihet për kryeqytetin e Izraelit, gjersa 14 anëtarët tjerë kanë votuar për rezolutën. Me këtë veprim Shtetet e Bashkuara janë izoluar, kur është fjala për vendimin e kontestueshëm të sjell më parë gjatë këtij muaji.

Në tekstin e rezolutës në të cilin sonte Këshilli i Sigurimit ka votuar, e të cilin e ka përgatitur Egjipti  shkruan se”është pikëllimi i thellë për shkak të vendimit të para ca kohësh lidhur me statusin e Jerusalemit”, megjithëse nuk përmenden Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

          Në rezolutë theksohet se cili do vendim ose aksion për ndryshimin e karakterit, statusit apo përbërjes demografike të Qytetit të vjetër, Jerusalemit nuk ka efekt juridik, është nule dhe e pavlefshme, dhe se duhet të refuzohet në përputhje me rezolutat relevante të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Poashtu në rezolutë kërkohet që të gjitha shtetet të përmbahen nga vendosja e misioneve diplomatike të tyre në Jerusalem.

Diplomatët para votimit, kanë thënë se projekt rezoluta ka mbështetje të gjerë në mesin e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, edhe pse janë gjasa të vogla që rezoluta të miratohet, dhe se ky votim do të izolojë në mënyrë shtesë Trumpin kur është fjala çështja e Jerusalemit.

Para votimit Izraeli ka shpreh bindjen se SHBA-të do të vendosin veton në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në të cilin Trumpit i bëhet thirrje të tërheq vendimin për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.

Turqia po investon përpjekjen e saj për miratimin e rezolutës në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kundër vendimit amerikan për njohjen e Jerusalemit të okupuar për kryeqytetin e Izraelit.

Ankara udhëheq këtë iniciativë diplomatike pasi që pritej se rezoluta e votuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të refuzohet për shkak të vetosë amerikane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë njëra nga pesë shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje.

                                                                                                      

Burimi: Al Jazeera