Rusia

Lavrov: SHBA duhet të shpjegojë vizitën e shefit të CIA-s në Kiev

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov ka kërkuar shpjegim nga Uashingtoni rreth raportit të vizitës së fundit të drejtorit të Agjencisë Qendrore të Zbulimit Amerikan (CIA), në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.  


     Sipas raporteve, Lavrov gjatë një konference shtypi në Moskë, të hënën ka thënë: Ne do të donim, në veçanti, për të kuptuar domethënien e këtyre raporteve rreth vizitës së fundit të Drejtorit të CIA-s John Brennan në Kiev.


      Ai vuri në dukje se qeveria amerikane deri më tani nuk ka arritur të dalë me shpjegime të arsyeshme rreth vizitës diskutueshme gjatë fundjavës.


     Komentet e tij erdhën dy ditë pasi raportet nga një burim në parlamentin ukrainas ka sugjeruar se drejtori i CIA-s kishte vizituar Kievin dhe zhvilloi një takim me krerët e vendit, si dhe me përfaqësues të agjencive të sigurisë të Ukrainës.


     Diplomati më i lartë i Rusisë  ka akuzuar, gjithashtu, Perëndimin për  hipokrizi rreth krizës në vazhdim në Ukrainë.