İran

Rafsanxhani: Ekstremizmi, përleshjet franksioniste duhet të shmangen

Ekstremizmi,  përleshjet fraksioniste dhe vërejtjet e ashpra duhet shmangur në mesin e grupeve politike për të ndihmuar që vendi të shkojë përpara, tha, të shtunën, kryetari i Këshillit për Përshtatshmëri.


    Akbar Hashemi Rafsanxhani bëri këto komentet gjatë sesionit të parë të Këshillit në Vitin e Ri të Iranit, ku morën pjesë kryetarët e tri degëve të qeverisë dhe shumica e anëtarëve të këshillit.


    Duke iu referuar bisedimeve bërthamore midis Iranit dhe grupit 5 +1 (pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara plus Gjermania), ai tha se Irani mbron të drejtat e tij legjitime gjatë bisedimeve.


     Irani është duke kërkuar një zgjidhje për çështjen e tij bërthamore me anë të dialogut dhe ndërveprimit, shtoi ai.


    Politikani veteran vazhdoi duke thënë se arritja e një rezultati të favorshëm në bisedimet bërthamore kërkon vendosmëri kombëtare dhe ndihmën e popullit dhe të zyrtarëve.


    Irani dhe grupi 5 +1 zhvilluan raundin e tyre të fundit të bisedimeve në Vienë të martën dhe të mërkurën. Ata ranë dakord të takohen përsëri më 13 maj në Vjenë për të punuar për një zgjidhje përfundimtare të mosmarrëveshjes lidhur me programin bërthamor të

Teheranit.