Kleriku sunit iranian thotë se qeveria u kërkoi ndihmë për lirimin e ushtarëve
Pas afërshisht dy muaj robëri, katër ushtarët iranianë u liruan më 4 prill nga grupi militant islamik Jaish al-Adl.
Që prej lirimit të pengjeve, shumë zyrtarë të qeverisë, duke përfshirë Ayatollah Hashemi Rafjasani, kanë publikuar letra ku falënderojnë klerikët suni për ndihmën e tyre. Një nga përfaqësuesit e parlamentit Ali Motahari, u ka kërkuar kolegëvë të tij parlamentarë të mos e shpërfillin rolin e rëndësishmë që udhëheqësit fetarë sunitë luajtën në lirimin e katër rojeve të tjera kufitare.
Edhe pse emrat e klerikëve të përshirë u përmendën rrallë, Molavi Abdul-Hamid, ishte një nga figurat kryesore. Një politikan i moderuar. Ai refuzon dhunën dhe ka fituar respektin dhe vëmendjen e liderëve të rendësishëm iranian. Pas fitores së presidentin Hassan Rouhani në zgjedhjet e qershorit, një nga figurat e para që ai takoi, madje përpara se të merrte detyrën, ishte Abdul-Hamidi.
Abdul-Hamidi është drejtori i Darululoom Zahedan Islamic dhe Learning University of Zahedan, seminari suni më i madh në Iran. Ai është gjithashtu, edhe imam në namazin e xhumasë në qytetin e Zahedanit, kryeqyteti i Sistanit dhe i provincës Balukistan, e cila ka një popullsi të madhe me suni balukë iranianë.
Abdul-Hamidi ka qënë edhe një kritik i fortë mënyrës që qeveria ka zgjedhur të merret me çështjet rajonale dhe të pakicave dhe ka kërkuar dhënien fund të diskriminit kundër pakicës sunite në Iran. Në të kaluarën, ai i ka kërkuar qëverisë që të ndalojë vrasjet e të burgosurve politikë, në mënyrë të veçantë të 26 të burgosurve suni kurd në burgun e Rajayi Shahr.
Në një intervistë ekskluzive për Al-Monitor, Abdul-Hamidi foli për përpjekjet e delegavioneve të qytetarëve për të liruar pengjet, për përpjekjet e administratës së Rouhanit deri më tani për të adresuar të drejtat e minoriteteve, situatën e sunive në Iran dhe përdorimin e dhunës, nga grupet militante apo shteti.
Teksti i intervistët është si më poshtë:
Al-Monitor: Dijetarët fetarë suni si ju dhe të tjerë ishin në gjëndje të luanin një rol të rendësishëm në lirimin e pengjeve. Çfarë mund të na thoni për pozivionin e liderëve fetarë suni që u mundësoi luatjen e këtij roli dhe në të njëjtën kohë të promovojnë unitetin kombëtar dhe përmirësimin e kushteve të qytetarëve në rajonin Baluk? Cila është pozita e tyre në mesin e njerëzve? A i mbështet populli ata?
AboldHamid: Liderët fetarë suni luajnë një rol shumë të rendësishëm në garantimin e sigurisë dhe unitetit kombëtar. Njerëzit kanë një dashuri të veçantë për udhëheqësit e tyre fetarë dhe i mbështesin ata. Ishte e qartë gjatë zgjedhjeve që njerëzit votuan për kandidatin e mbështetur nga udhëheqësit fetarë. Qytetarë suni, ata balukë në veçanti, u besojnë liderëve të tyre dhe i mbështesin ata. Kjo është ajo që ka ndoshur gjatë krizës së pengjeve kohët e fundit: Liderët fetarë e ndien se ishte detyra e tyre fetare dhe kombëtare që të ndihmonin në zgjidhjen e kësaj çështjeje. Rojet kufitare ishin marrë peng dhe zyrtarët e qeverisë nga kërkuan që të mërreshim me këtë çështje dhe bashkëpunuan me ne. Gjithashtu, edhe liderë të tjerë fetarë dolën dhe dhanë ndihmesën e tyre në zgjidhje e kësaj çështjeje.
Al-Monitor: Pra, qeveriu u kuntaktoi ju dhe të tjerët për t’u marrë më këtë?
AboldHamid: Po, ata na kontakruan dhe na kërkuan që të bëjmë c’është e mundrua pët ta zgjidhur këtë çështej.
Al-Monitor: Siç e dini, Jaish al-Adl kishte disa kërkesa, që përfshinin lirimin e të burgosurve dhe dhënien fund të ekzekutimeve. A u pranuan këto kërkesa? A tregi qeveria ndonjë lëshum në lidhje me këto kërkesa?
AboldHamid: Jo, megjithatë, duhet të ishte thënë se delagacioni që negocioi me Jaish al-Adl ishte një delagacion qytetarësh e jo qeveritar. Ky delagacion qytetarësh u përpoq shumë që t’i bindte ata që të hiqnin dorë nga kërkesat e tyre, dhe ishte për shkak të respektit të këtij delegacioni që ata i liruan rojet kufitare. Falënderimi i qoftë Allahut, përpjekjet ishin të sukseshme dhe çështja u zgjidh pa u dhënë atyre ndonjë përparësi dhe pa pranuar ndonjë nga kërkesat e tyre.
Al-Monitor: Cili është mendimi juaj në lidhje me pretendimin e qeverisë se fuqitë e huaja ishin të përfshira në këtë krizë? Në thelb, qeveria këmbëngul se këto grupe janë të lidhura me qeveri ose agjentë të huaj. Çfarë mendoni?
AboldHamid: Kur këto grupe largohen nga vendi, ato zakonisht bëhen të dhunshme dhe të tjerët mund t’i kontaktojnë ata. Duke pasur parasysh konflikete e fundit në Lindjen e Mesme dhe në mesin e qeverive muslimane, ka mundësi që të ketë disa përpjekje për t’i provokuar këto grupe për përfitime përsonale. Po, kjo është e mundur.
Al-Monitor: Cilat mendoni se janë arsyet që fshihen pas ekzistencës së këtyre grupeve militante në rajon?
AboldHamid: Mund të këtë arsye të ndryshme që kanë çuar në krijimin e këtyre grupeve në rajon. Ata vetë nxërrin një mori arsyesh për veprimet e tyre. megjithatë, mendoj se sigurimi i drejtësisë është mënyra më efektive për t'i dhënë fund dhunës dhe pasigurisë në rajon. Asgjë nuk është me aq efekt sa drejtësia në kohëzgjatjen e sigurisë dhe unitetit kombëtar. Nëse kemi drejtësi, pasiguria dhe dhuna do të ulet.
Al-Monitor: A medoni duke zgjedhur z. Ali Junusi si këshilltar të presidentin në çështjet e pakicave, administrata e re po përpiqet t’i zgjidh këto probleme? Për shembull, administrata ka zgjedhur dy zonja sunite si zyrtare të larta të krahinës.
AboldHamid: Po, administrata është përpjekur ta mbajë premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore dhe duhet të kujtojmë se kjo administratë nuk ka pasur shumë kohë akoma. Të gjitha grupet fetare dhe etnike në Iran po shpresojnë se kjo administratë e re do t’i mbajë premtimet. Mbajtja e këtyre premtimeve do të jetë e rëndësishme në sigurimin e pjesëmarrejes së të gjitha grupeve të ndryshme fetare dhe etnike në çështjet e vendit dhe gjithashtu, do të jetë shumë e rëndësishme në sigurimin e stabilitetit dhe bashkimit kombëtar. Z. Junus është një njeri i zgjuar dhe i ditur, i cili ka përvojë në ministrinë e inteligjencës. Ai ka ndikim dhe interesohet për këto çështje. Por, siç e thatë edhe ju, tani ne kemi një grua zëvendësgovernatore dhe një tjetër administratore qarku, që tregon se pjesëmarrja e grave është rritur gjithashtu.
Al - Monitor : Ju më parë përmendët se në qoftë se ka drejtësi, grupet militante s’kanë për të vepruar më. A mund të na tregoni pak rreth kërkesave të Baluch dhe minoritetet sunite të Iranit? Cila është kërkesa më e rëndësishme e tyre në rajonin tuaj?
AboldHamid : Kërkesat e tyre janë të gjitha ligjore, dhe pritjet e tyre nuk shkojnë përtej ligjit. Ne kërkojmë lirinë fetare në bazë të kushtetutës, e cila është pranuar nga të gjithë iranianët. Ne kërkojmë meritokraci dhe barazi ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe fetare. Ne jemi një komb, dhe ne të gjithë duhet të trajtohemi në të njëjtën mënyrë. Kjo është ajo që kërkojnë njerëzit.
Al - Monitor : Ju kritikuar ekzekutimet në Sistan dhe Baluchistan .
AboldHamid : Po.
Al - Monitor : Ju lutem na tregoni mendimin tuaj në lidhje me këtë çështje: Ndonjëherë, kur njerëzit janë të detyruar të kryejnë një krim nga varfëria, dënimi i tyre mund të mos jetë aq i rëndë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ne kemi njerëz si z. Yaghub MehrNahad, një aktivist dhe gazetar, i cili u dënua me vdekje në gjyq dhe u ekzekutua përfundimisht.
AboldHamid: Unë nuk e pranoj dhunën në asnjë rrethanë. Ne besojmë se duke ju rikthyer dhunës dhe krijimit të paqëndrueshmërisë, këto grupe kanë bërë një gabim. Ne fuqimisht kundërshtojmë këto metoda dhe besojmë se duke përdorur metodat ligjore dhe ndërkombëtare të negocimit dhe diskutimit janë mënyrat më të mira për të kërkuar të drejtën. Unë kam të njëjtin mendim në lidhje me ekzekutimin. Nga pikëpamja jonë fetare, ndëshkime të rënda të tilla si ekzekutimet nuk janë të përshtatshme, dhe në qoftë se dënime të tilla ekzistojnë, ata duhet të jenë shumë të kufizuara dhe të përdoren vetëm kur nuk ka alternativa të tjera. Ne nuk besojmë se mund të rezultojë ndonjë gjë pozitive nga këto lloje dënimesh, dhe e kam përmendur në mënyrë të përsëritur këtë edhe në të kaluarën.