Fe

Mësimet e Kur’anit të Shenjtë për ushqimin

Ballina e librit: “Ushqimi në Kur’an”
Ballina e librit: “Ushqimi në Kur’an”

Një libër persian i cili përmban udhëzimet e Kur’anit të Shenjtë për ushqim, përdorimi i tij dhe vlerat këto ditë doli nga shtypi në Mashhad, Iran, nga Shtëpia Botuese  Ahang-e Kalam Publications.


     Libri me titull ”Ushqimi në Kur’an”, shkruar nga Mustafa Bajani,  përqëndrohet në përparësitë e ndryshme të ushqimeve dhe frutave që janë përmendur në ajetet e Kur’anit të Shenjtë...


    Libri u ofron lexuesve shumë informacion për përdorimin dhe vlerën e frutave të ndryshme siç janë shega, fiqë, rrushi, qepët dhe ullinj, kështu raportoi shërbimi i Persian i agjencisë IRNA të martën.


     Mustafa Bajani, i cili ka studiuar industrinë ushqimore, beson se ndikimi i drejtpërdrejtë i ushqimit dhe të ushqyerit në shëndetin e njeriut ka kohë që është studiuar dhe se njeriu e ka gjetur formën më të përshtatshme të të ushqyerit gjatë viteve.


     Njeriu ha ushqim dhe të rritet, duke fituar përvojë dhe të mësuarit se si të jetojë një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme, shkruan shkrimtari në këtë libër.

 

     Të ushqyerit është gjë e natyrshme, por nëse nuk ka ekuilibër apo lloj-llojshmëri në ushqim,  atëherë do të çojë në sëmundje, në uri dhe kequshqyerje.


     Islami jo vetëm që i kushton vëmendje të veçantë shëndetit shpirtëror, por i kushton vëmendje, kujdes edhe shëndetit trupor, veçanërisht të ushqyerit. Prandaj, në qoftë se një ushqim është i dëmshëm për trupin atëherë ai është i ndaluar, ndërsa të gjitha ushqimet  tjera të mira janë të lejuara, madje të rekomanduara.