Konferenca Evropiane e Imamëve: Thekson Mesazhin e Paqes së Kur'anit

Një konferencë njëditore e imamëve  nga shtetet  evropiane përfundoi në Bruksel të shtunën në mbrëmje duke theksuar mesazhin e paqes që Kur’ani i Shenjtë i dërgon njerëzimit.

"Mesazhi kryesor që doli nga konferenca e sotme është se Kur’ani qëndron prapa një kulture paqeje", tha Halid Hajji, President i Administratës së Këshillit Evropian të Ulemave Marokenë  që organizuan konferencën.

"Ai ka kontribuar në ndërtimin e një civilizimi që ka lejuar të jetojnë së bashku në paqe. Kur'ani mund të kontribuojë në rimëkëmbjen e domethënies së humbjes së jetës në kulturën tonë digjitale në ditët e sotme", tha ai në përfundimin e e fjalës së tij, raportoi Agjencia e Lajmeve  KUNA.

"Kur’ani na thërret që të ndërmjetësojmë dhe të nxjerrim vlera universale që do t'i ndihmonin muslimanët në Perëndim që të harmonizonin marrëdhëniet mes nesh dhe pjesës tjetër të shoqërisë", tha Halid Hajji, një dijetar maroken.

Ai vuri në dukje se arti i këndimit të Kur'anit nuk është i ri, por ka një histori prej 1,400 vjetësh.

Seanca e fundit e konferencës ishte e përkushtuar për këndimin e Kur’anit nga 14 këndues të Kur’anit, nga vende të ndryshme muslimane që banojnë në Evropë.  

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: IQNA