Kulturë - Art - Fe

Kleriku i lartë iranian u kërkon sekteve islamike të respektojnë shenjtëritë

Një autoritet fetar iranian ka këshilluar sektet Islame të respektojnë shenjtëritë e njëri-tjetrit në mënyrë që të mbajnë një bashkim të fortë islamik.

"Të bashkuar, ne nuk duhet të lejojmë që dikush të bëjë një përçarje në Botën Islame", tha Ajetullah Nasser Makarem Shirazi në një takim me studiuesit dhe figurat islamike të Rusisë.

Ajetullah  Nasser Makarem Shirazi tha se muslimanët Shia dhe Sunni duhet të respektojnë shenjtëritë e njëri-tjetrit dhe të shmangin çdo lloj mosrespektimi.

Duke iu referuar rënies së Daesh (ISIS-it , ai tha se muslimanët duhet të jenë vigjilentë dhe të mos lejojnë armiqtë të përdorin metoda të tjera për të ndezur luftërat dhe mosmarrëveshjet.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: IRNA