Papa Françesku kërkon falje për abuzimin seksual të fëmijëve
Sipas Radio Vatikanit, nuk luhet me fëmijët e me të rinjtë. I indinjuar, Papa Françesku, në takimin me delegacionin e Zyrës Ndërkombëtare Katolike për Fëmijët (Bice). Anëtarëve të organizmit, Ati i Shenjtë u kujtoi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të të miturve, duke folur sidomos për fëmijët, që detyrohen të punojnë në moshë të njomë, për ata që merren ushtarë e për çdo lloj dhune, që përdoret mbi të miturit.
Nënvizoi më pas, se e ardhmja është në duart e fëmijëve, të cilët kanë rëndësi njësoj si të moshuarit, “urtia” e një populli. E nuk harroi të përmendë edhe çështjen e abuzimeve nga eksponentë të Kishës, duke kërkuar falje për dëmet e shkaktuara.
“Kisha është e vetëdijshme për këto
dëme! Është dëm personal dhe moral i këtyre njerëzve… por janë njerëz të
Kishës! E ne nuk duam të bëjmë hapa mbrapa në trajtimin e kësaj çështjeje e të
sanksioneve, që duhet të jenë mëse të detyrueshme. Përkundrazi, mendoj se duhet
të jemi shumë të ashpër! Me fëmijët nuk luhet!”
Papa u ndal në misionin e Zyrës, e
cila, theksoi, është shprehje konkrete dhe aktuale e dashurisë së Zotit tonë
Jezu Krisht për fëmijët:
“Duhet ritheksuar e drejta e
fëmijëve për t’u rritur në familje, me një baba e një nënë, të aftë të krijojnë
një ambient të përshtatshëm për zhvillimin dhe pjekurinë e tyre emocionale…
Duke pasur si pikë referimi për meshkujt, atin, e për femrat, nënën”.
Papa Françesku preku një çështje
tepër të rëndësishme, që po diskutohet kohët e fundit në botën perëndimore, atë
të programeve shkollore e të projekteve edukative, të cilat, sipas organizatave
botërore si OBSH-ja (Organizata Botërore e Shëndetësisë), duhet ta transferojnë
të drejtën për të edukuar fëmijët nga familja në shkollë. Është e nevojshme,
nënvizoi Ati i Shenjtë, të përkrahim prindërit në edukimin moral dhe fetar të
fëmijëve të tyre:
“Lidhur me këtë, dua të shpreh
refuzimin tim për çdo lloj eksperimenti edukativ me fëmijët. Me fëmijët e të
rinjtë nuk bëhen eksperimente. Nuk janë kavie laboratori! Tmerret e manipulimit
edukativ, që përjetuam në diktaturat e mëdha genocide të shekullit XX nuk janë
zhdukur; e ruajnë aktualitetin nën pamje të ndryshme e nën propozime që, me
pretekstin e modernitetit, i nxisin fëmijët e të rinjtë të ecin në udhën
diktatoriale të ‘mendimit të vetëm’”.
Duke përmendur një bisedë të kohëve
të fundit me një edukator, Papa vuri në dukje se, nganjëherë, kur flitet për
“projekte konkrete edukimi”, nuk kuptohet nëse dërgohet fëmija në shkollë, apo
në një kamp riedukimi. Atëherë, marrin rëndësi të veçantë organizma kishtare si
Bice, lindur me dëshirën e Papës Piu XII për të mbrojtur fëmijët, menjëherë pas
përfundimit të Luftës II Botërore. Që atëherë, kjo Zyrë për Fëmijët ka
bashkëpunuar vazhdimisht me organizmat ndërkombëtare, duke kontribuar edhe në
hartimin e Konventës së OKB-së të vitit 1989:
“Të punosh për të drejtat e njeriut
do të thotë ta azhurnosh gjithnjë formimin antropologjik, të jesh i përgatitur
mirë për realitetin e jetës së njeriut dhe, të dish t’u përgjigjesh problemeve
dhe sfidave të kulturave bashkohore e të mendësisë së përhapur përmes mass
mediave”.
Papa Bergolio kujtoi në fund, Familjen Shenjte, që ikën në Egjipt për të
mbrojtur Foshnjën Hyjnore. Nganjëherë, tha, për t’i mbrojtur fëmijët, duhet
ikur, nganjëherë, duhet ndalur e, nganjëherë, duhet luftuar. Por, gjithnjë,
nevojitet dhembshuri e ëmbëlsi.
Komentet e tij mund të konsiderohet si falje e parë të Papës për skandalet e abuzimit
seksual.
Të tjerët thënë se Papa Françesku ka ardhur
nën zjarr në rritje të kritikave për mosveprim
nga ana e Vatikanit në trajtimin e problemit.
Muajin e kaluar, Papa ka emëruar anëtarët
fillestare të një komisioni për të këshilluar atë për mënyrat si të luftohet abuzimin
seksual në Kishë.
Komisioni përbëhet nga ekspertë
ndërkombëtarë dhe fetare për abuzim seksual , dhe do të konsiderojë masat për
mbrojtjen e fëmijëve , priftërinjtë më të mirë dhe personelin e trajnuar të kishës.
Megjithatë, grupet e të drejtave
thonë se hapa të tillë nuk shkojnë aq larg sa duhej. Ata duan Francis të
emërojë dhe të turpërojë peshkopët, të cilët kanë mbuluar, fshehur, abuzimin e fëmijëve
në të kaluarën dhe t'i detyrojnë ata për të raportuar policinë për të gjitha rastet e dyshimta.
Gjatë disa viteve të fundit, Kisha Katolike Romake është përballur me skandale të shumta të abuzimit seksual të fëmijëve nga priftërinjt , kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.