Art

Vatikani : Filmi Noah është “pa Zot”

Gazeta e Vatikanit thotë se filmi i fundit i Russell Crowe, Noah, është pa Zot dhe është një mundësi e humbur.

     Muajin e kaluar, Russell Crowe  ka lobuar tek gjithë dhe te personalitete të  ndryshëm në Vatikan ( duke përfshirë edhe Papën ) për të marrë një miratim për filmin e tij të diskutueshëm, Noah apo hz.Nuhu (a.s.), por sipas gazetës zyrtare të Vatikanit, Avvenire, duket se ai nuk do të marrë miratimin për kohë të afërt.


    Premierën e filmit, gazeta e quajti një mundësi e humbur, Nuhu pa Zot.


     Recensuesi Mimmo Muolo tha se filmi me ngjyrna e paraqet në mënyrë ekologjike , tregimin e transformuar Biblik në një shans të humbur.


     Ai, gjithashtu, e quajti filmin  të  “çuditshëm”  dhe hutues (edhe pse ai e pranojë se ishte për sy i fuqishëm), që krahasohet më shumë me Gladiatorin dhe filmat e Harry Potterit, duke thënë se filmi është larguar shumë larg nga origjina e tij Biblike.  


    Mimmo Muolo, megjithatë, nuk u bëri thirrje italianëve që të bojkotojnë filmin si disa të krishterë që kanë bërë në SHBA.


    Polemika rreth filmit të Darren Aronofsky-t, megjithatë, nuk e ka dëmtuar ende financiarisht atë. Filmi u shfaqë fuqishëm në SHBA dy javë më parë, duke fituar rreth ( $ 46.000.000 milion ) në fundjavën e parë të tij  dhe ai ka marrë vlerësime kryesisht pozitive. Gazeta  Reporter Hollywood e përshkroi filmin si një “Vështrim të freskët në një histori thelbësore të Biblës...”