Kulturë - Art - Fe

Grupi iranian me Ilahi-Fetare - Kur’anore në Finlandë

Grupi, kori nga Teherani, Nur -ul-Huda  ka me kënduar Ilahi Fetare, Kur’anore gjatë një udhëtimi në Finlandë.

Sipas Organizatës Islamike të Kulturës dhe Marrëdhënieve (ICRO), grupi ka udhëtuar në Finlandë nga ICRO me ftesë të Qendrës Islame Risalat të Finlandes.

Muhammed Alipour, Hamid Xhelil dhe Milad Manaji janë anëtarë të korit, të kryesuar nga Behzad Ahmedi.

Ata arritën në Helsinki, kryeqytetin e Finlandës, më 28 shtator 2017.

Programet e tyre përfshinin këndimin e Kur'anit, si dhe Ilahi të ndryshme kushtuar Imam Hussejnit (a.s.) dhe shokëve të tij që u martirizuan në ditën e Ashures në në Betejen e Qerbelas në viti 680.

Grupi do të qëndrojë në Finlandë deri më 7 tetor 2017 duke mbajtur programe me këngë fetare dhe këndim të Kur'anit

Burimi: IQNA