Kulturë - Art - Fe

Ekspozita në Teksas tregon diversitetin e Artit Islamik

Ekspozita e Qendrës të Shoqatës  në  Teksas : Art & Islam Through Time & Place, tregon historinë dhe gjerësinë globale të Artit Islamik.

Ekspozita u hap në Hjuston, Teksas, më 23 shtator 2017 dhe vazhdon deri më 25 shkurt 2018.

Ajo ka sjellë së bashku objekte historike dhe bashkëkohore nga Azia, Afrika, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa.

Organizuar nga Muzeu i New Jersey-it,  Newark,  ekspozita në Shoqatën e Azisë  përmban më shumë se 100 vepra që pasqyrojnë aspektet e besimit, kulturës dhe jetës së përditshme të muslimanëve anembanë botës dhe gjatë gjithë epokave. 

"Ekspozitat e Artit Islamik zakonisht përqendrohen në vepra nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut apo Azia Jugore, por  Wondrous Worlds  zgjeron hartën duke paraqitur  vepra nga Azia Juglindore, Amerika dhe Afrika Lindore dhe Perëndimore", shpjegon Bridget Bray, Qendra Texas , Nancy C. Allen, drejtoreshë e ekspozitave. "Duke përfshirë këto rajone shpesh të neglizhuara, ekspozita  paraqet  shtrirjen e madhe gjeografike dhe diversitetin material të Artit Islamik".  

Ekspozita i paraqet vizitorëve Shtyllat e Islamit dhe një pamje të veçantë në funksionet, artistikën dhe historitë kulturore të objekteve.

Në Ekspozitë janë paraqitur shumë vepra,  duke përfshirë qilima, kostume, bizhuteri, qeramikë, qelqe, metale, printime, piktura dhe fotografi.

Punimet bashkëkohore po shfaqen me  objekte  që datojnë që nga shekulli i IX-të .

Pikat kryesore variojnë nga mallra nga Irani, Spanja dhe Kina, deri tek sexhadet nga Turqia dhe India.

Burimi: Art Daily