Ajetullah Hussein Mazaherie:Muslimanët duhet të ndjekin hapat e Imam Husejnit (a.s.)
Ajetullah Mazaherie theksoi rolin kryesor të Imam Husejnit (a.s.) në ringjalljen e Islamit në të gjithë globin.
Duke folur në një ceremoni fetare të mbajtur për të shënuar ceremonitë e zisë për Ashuren, Ajetullah Hussein Mazaheri, theksoi rolin udhëheqës të nipit të Profetit Muhammed (a.s.), Imam Husejnit (a.s.) në ringjalljen e Islamit Hyjnor në mbarë globin, raportoi Agjencia e Lajmeve Taqrib ).
"Njerëzit duhet të bëjnë një lëvizje për të ndjekur gjurmët e Imam Husejnit (a.s.) duke i ftuar njerëzit për të mirën dhe për t'i parandaluar ata nga e keqja", - theksoi autoriteti fetar, Ajetullah Hussein Mazaheri,
Shembulli i Imam Husejnit (a.s.) si pikë qendrore rreth të cilit muslimanët duhet të bashkohen, autoriteti fetar theksoi:
"Armiqtë e muslimanëve synojnë të përçajnë unitetin në mes të muslimanëve shiitë dhe muslimanëve sunnitë, duke mos kursyer kurrfarë kostoje dhe përpjekje për të avancuar objektivin e tyre të paramenduar. Muslimanët e kanë për detyrë të përdorin të gjitha rastet fetare për të promovuar solidaritetin e tyre ".
Autoriteti fetar, Ajetullah Hussein Mazaheri i bëri thirrje disa grupeve ekstremiste që kryejnë masakra nën emrin e Islamit duke vënë në dukje se këto grupe shërbejnë vetëm për interesat e armiqve dhe të botës arrogante.
Burimi: Taqrib News Agency (TNA)