86-vjeçari palestinez përpiqet të mësojë Kur'anin përmendësh
Haxhi Jusuf Ababasa është një palestinez 86 vjeçar, mosha e tij e vjetër nuk e ka penguar atë që të përpiqet të mësojë Kur’anin përmendësh.
Haxhi Jusuf, i cili jeton në qytetin Kfar Kanna në Palestinën e pushtuar, e ka kaligrafuar një kopje të të gjithë Kur’anit dhjetë vjet më parë.
Që atëherë, ai i ka kushtuar një pjesë të kohës së tij këndimin e përditshëm dhe mësimin përmendësh të Kur'anit, sipas faqes së internetit radar2.net.
Ai ka mësuar përmendësh deri më tani tre të katërtën e Librit të Shenjtë, Kur’nin.
Duke shpenzuar 4 orë në ditë duke kënduar Kur’anin, ai shpreson të arrijë për të mësuar përmendësh tërë Kur'anin në një periudhë të shkurtër kohore.
Kur’ani i Shenjtë është i vetmi Libër i Shenjtë që mësohet përmendësh nga besimtarët e tij.
Personat e panumërt në çdo bashkësi muslimane e kanë mësuar përmendësh Kur'anin që nga dita e parë që u zbulua.
Kur’ani ka 30 xhyza apo pjesë, ka 114-të Sure (kapituj) dhe 6,236 ajete apo versete.
Burimi: IQNA