Imam Hysejni simbol i unitetit në Pakistan
- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Solidaritetit të Pakistanit tha se muslimanët e Pakistanit nga shkolla të ndryshme të mendimeve do t'i mundnin të gjitha komplotet kundër tyre përmes unitetit dhe muajit të shenjtë të Muharremit dhe mendimet e Imam Huseinit janë simbol i unitetit në Pakistan.
Sahibzada Abul Hair Muhammed Zubair tha se njerëzit e Pakistanit janë të bashkuar dhe janë plotësisht të vetëdijshëm se armiqtë e Islamit dhe Pakistanit po përpiqen t'i ndajnë.
Ai tha se Këshilli Kombëtar i Solidaritetit me anëtarët e tij nga të gjitha sektet e Islamit ka tentuar të krijojë harmoni sektare në vend në muajin e shenjtë të Muharremit.
"Ne kemi zhvilluar shumë seminare, konferenca dhe programe të tjera për të promovuar unitetin dhe harmoninë sektare në Pakistan, veçanërisht në muajin Muharrem", tha Kryetari i Xhamiat Ulema-i-Pakistan (JUP) Nurani.
Ai tha se Dita e Ashures na përkujton sakrificat supreme të dëshmorëve të Qerbelas duke shtuar mënyrën më të mirë për t'i paraqitur homazhe Hazratit Imam Hussejnit (a.s.) dhe dëshmorëve të Qerbelas, është të ndjekin mësimet e tyre.
"Sakrifica e Hazretit Imam Husejnit (a.s.) na jep mësimin e durimit dhe tolerancën ," vuri në dukje ai.
Ai ishte i mendimit se sot Bota Muslimane ka nevojë urgjente për unitet.
Sahibzada Abul Hair Muhammed Zubair duke shprehur pikëpamjet e tij tha se pas Sirisë dhe Irakut armiqtë e Islamit janë duke u përpjekur për të krijuar problem sektar në Pakistan gjithashtu. "Por nëpërmjet unitetit ne do të mposhtim të gjitha komplotet kundër nesh," tha ai.
Kreu fetar shtoi se policia me ndihmën e agjencive të tjera të zbatimit të ligjit në Pakistan po përpiqet shumë për të siguruar sigurinë e plotë në muajin Muharrem.
Burimi: ABNA