Kulturë - Art - Fe

Miliona besimtarë në Qerbela

Miliona besimtarë muslimanë shiitë shiitë kanë ardhur në qytetin e shenjtë të Qerbelas  në Irak për të mbajtur zi për martirizimin e Imam Husejnit (a.s.)
Vizitorët nga Iraku, Irani, Libani dhe vendet e tjera, mbajnë ceremoni zie për Ashure , ditën e nëntë dhe të dhjetë të muajit të Muharremit.
Imam Husejni (a.s.) dhe 72 shokë të tij besnikë u martirizuan në Ditën e Ashures në vitin 680.
Sipas faqës të internetit, iraqakhbar. Ministritë e Irakut dhe Astanit (Kujdestarët) e Xhamive të shenjta në Qerbela dhe qytete të tjera të shenjta kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të strehuar vizitorët.

Naxhib Xhasim Khatabi, një zyrtar në Qerbela, tha se vizitorët e huaj që kanë ardhur në  qytet janë kryesisht nga Irani, Azia Jugore, Afrika dhe shtetet arabe të Gjirit Persik.
Ai tha se numri i vizitorëve pritet të rritet edhe më tej nesër, ditën e Ashures.  Departamenti i Shëndetësisë i qytetit ka mobilizuar gjithashtu të gjitha forcat dhe objektet e saj për të ofruar shërbime shëndetësore dhe mjekësore për vizitorët.
Muslimanët shiitë dhe të tjerët në pjesë të ndryshme të botës, mbajnë ceremoni çdo vit në muajin e Muharremit për të përkujtuar përvjetorin e martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë.
Ata u martirizuan nga tirani i kohës së tij, Jezid Bin Muavija, në Betejën e Qerbelasë, në Irak. 

Burimi: IQNA