Qerbelaja mikpritëse e takimit të këndimit të Kur’anit
Ditën e Xhuma, një sesion për Këndimin e Kur’anit për studentët e universitetit u mbajt në qytetin e shenjtë të Qerbelasë, Irak.
Sesioni u mbajt në Xhaminë e Shenjtë
të Imam Husseinit, në bashkëpunim me Qendrën Dar - ul - Kur'an, në Xhaminë e
Shenjtë të Astanit.
Ammar Al - Khazaei, një zyrtar i
Astanit, tha se takimi u organizua në përputhje me programet Kur'anore të
Qendrës Dar -ul -Kur'an, për studentët e universitetit të Irakut.
Ai tha se një numër i studentëve nga
universitete të ndryshme të Irakut, duke përfshirë universitetet
e Wasitit, Sumirit dhe Naxhafit, morën pjesë në këtë veprimtari Kur'anore.
Qendra kishte organizuar një tjetër
program Kur'anor në Xhaminë e Shenjtë në javën e kaluar. Programi u ndoq nga vizitorët
– pelegrinët e Xhamisë së Shenjtë dhe veprimtarët kur’anor.
Programi i javës që kaloi përveç
këndimeve të Kur’anit, kishte edhe ilahi, shfqaqje dhe diskutim Kur'anore.