Kosova

Qeveria malazeze flet për vendimin e Haradinajt për demarkacionin

Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me në krye Murat Mehën, ka zënë vend në mediat e Malit të Zi. Por përpos mediave, askush në Qeverinë e Malit të Zi nuk është e informuar për një vendim të tillë.

Sërgjan Kusovac, këshilltar i kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, dhe drejtues i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Qeverinë malazeze, ka thënë se askush në Malin e Zi nuk është i informuar zyrtarisht për këtë vendim.

“Ne nuk e kemi asnjë informacion për këtë vendim të kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës. Nuk jemi të informuar as për shkarkim të kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion e as për ndonjë lëvizje tjetër në marrëveshjen e dy vendeve për demarkacionin mes Malit të Zi dhe Kosovës”, ka thënë Kusovac për Insajderin.

Haradinaj sot mori vendim që të shkarkojë Komisionin Shtetëror për Demarkacion dhe kryetarin e deritashëm Murat Mehën, me të cilin kishte pasur edhe konfrontime të ashpra gjatë debateve për demarkacionin me Malin e Zi.

Në vend të tij e ka emëruar kundërshtarin më të madh të demarkacionit nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi