Kulturë - Art - Fe

U shpallën fituesit e Garave Evropiane të Kur'anit

Ceremonia e mbylljes së Garave të 5-ta Evropiane të Kur'anit u zhvilluan të dielën, në Stokholm të Suedisë.

Qendra Islame e ‘Imam Aliut’ (a.s.) e qytetit organizoi garat  dhe ceremoninë e mbylljes.

Huxhat-ul-Islam Muhsen Hakim Ilahi, drejtori i qendrës, i tha Agjencisë së Lajmeve IQNA se raundi i fundit i garave në kategori të ndryshme u mbajt të dielën në mëngjes.

Ai tha se fituesit e garave u shpallën dhe u shpërblyen në ceremoninë e mbylljes më vonë gjatë ditës.

Sipas imamit,  Muhammed Muhammedi nga Malmo, Suedi, çmimin e lartë në kategorinë e këndimit të Kur'anit për të rriturit.

Sejjid Abbas Ali nga Hamburgu, Gjermani, ishte i dyti dhe Muhammed Muhsin  Xhafari nga Stokholm, Suedi, zuri vendin e tretë.

Në këndimin e Ezanit, (Thirrja për Namaz), Kadir  Maftuhi nga Milano, Italia, Sajjid Akbari nga Danimarka dhe Hassan Fahim nga Helsinki, Finlandë u shpallën si tre fituesit kryesorë. 

Fazil al-Imara nga Suedia ishte hafizi më i mirë i Kur'anit dhe Huda Ahmedi, gjithashtu nga Suedia, zuri vendin e parë  në kategorinë e koncepteve Kur'anore, e cila u mbajt për gratë.

Garat Kur’anore Evropiane të këtij viti filluan në Qendrën Islame  ‘Imam Ali’ të xhumanë.

Kandidatët ishin nga vende evropiane si Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Italia dhe Gjermania.

Garat Vjetore Kur’anore, sipas organizatorëve, synojnë të promovojnë kulturën dhe mësimet Kur'anore, të rrisë unitetin në Bashkësinë Kur'anore të Evropës, të identifikojë talentet Kur’anore mes muslimanëve evropianë dhe të shërbejë si një vend për aktivistët e Kur'anit për të shkëmbyer përvojat e tyre.

Burimi: IQNA