Kosova

Dje ishte PAN sot është PANA mosmarrëveshjet menjëherë kanë filluar

Pasi kanë qëndruar për orë të tëra në hotelin e Behgjet Pacolli, krerët e PAN-it, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj dhe nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Listën Serbe të përfaqësuar nga Goran Rakiq, ata ia kanë mësyrë Kuvendit.

Lajmi.net merr vesh se të gjithë këta liderë janë takuar edhe një herë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, megjithatë pa arritur ende marrëveshje.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e minoriteteve joserbe, deputetët Fikrim Damka, Myfera Shinik dhe Rasim Demiri.

I pari nga takimi ka dalë kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, më pas edhe deputetët e minoriteteve tjera.

Krerët e PAN-it kanë thënë sot gjatë ditës së institucionet do të themelohet gjatë kësaj jave, megjithatë mbetet ende e paqartë se si do të rrjedhin gjërat sonte.

Burimet e Indeksonline brenda takimit kanë thënë se kjo ministri do të drejtohet nga Lista Serbe pas kërkesës së kësaj të fundit.

Sot gjatë gjithë ditës ka pasur takime pikërisht për këtë ministri e cila fillimisht i ishte ndarë Listës Serbe ndërsa pas nënshkrimit të koalicionit PAN-AKR, u njoftua se Bujqësia i takon kësaj të fundit.