EULEX-i bashkpunëtor për krimet në Kosovë “më i lehtë opsioni i heshtjes”
Një ish-zyrtar i misionit evropian në Kosovë Andrea Kapusela, tha se EULEX-i ka heshtur në lidhje me krimin në krye të Kosovës dhe se gabimet e tij lejuan instalimin e “elitës kriminale” në Kosovë.
Kapusela, i cila nga vitit 2008 deri në vitin 2011 punoi në Zyrën Civile Ndërkombëtare në Kosovë, tha se efekti i EULEX-it në Kosovë është shkatërrues, një situatë më e keqe se para ardhjes së këtij misioni.
“Kur EULEX-i filloi punën, Kosova sapo kishte shpallur pavarësinë. Qëndrimi ishte se një sulm ndaj elitës do të krijonte probleme politike. Ata mund të vazhdonin me korrupsionin dhe krimin e organizuar, dhe askush nuk ngriti gishtin drejt tyre”, tha Kapusela.
Ai vuri në dukje se shtypja e krimit të lartë ishte e rrezikshme për shkak të mundësisë që elita politike e Kosovës të kundërpërgjigjet.
“Në këtë situatë, oficerët e misioneve ndërkombëtare nuk ishin të motivuar për t’u marrë me detyrën e tyre. Kjo ishte e vërtetë edhe për misionin tim. Ne nuk kemi pasur të drejtë të dërgojmë dikë në burg, por kemi qenë në gjendje për të liruar, nuk i kemi përdorur mundësitë tona sepse ishte më i lehtë opsioni i heshtjes”, tha Kapusela.