Kulturë - Art - Fe

Konferenca Ndërkombëtare mbi Haxhin në Mekë

Qyteti i shenjtë i Mekës do të organizojë një konferencë ndërkombëtare mbi Haxhin me pjesëmarrjen e dijetarëve dhe intelektualëve të botës muslimane më 26 dhe 27 gusht 2017.

Agjencia e Lajmeve Hawzah - Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve Islamike (IINA), Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite do të organizojë programin ndërkombëtar të titulluar "Haxhi, Tribuna e Paqes".

Pjesëmarrësit do të diskutojnë tema të ndryshme si "Islami, fe e paqes", "Haxhi, tribuna e paqes në mësimdhënie dhe trajnim", "Pasuria juridike e ritualeve të haxhit dhe ndikimi i tij në realizimin e paqes", "Etika e paqes në Ritualet e Haxhit ", dhe" Paqja në Haxh për njerëz, kafshë, bimë dhe mjedisin ".

“Mësimet e predikimit të Pejgamberit të Shenjtë në Haxhh ul -Veda (Haxhi  Lamtumirës) për realizimin e paqes në familje dhe shoqëri", dhe "Aplikimi i medias digjitale dhe ndikimi i saj në shërbimin e haxhijve" janë ndër tema të tjera që do të paraqiten në konferencë.

Haxhi është obligim për çdo musliman që ka mundësi financiare të shkon  të paktën një herë gjatë jetës së tij.

Rreth dy milionë haxhijë pritet të marrin pjesë në Haxhin e këtij viti.

Burimi: Hawza News