Ajetullah Hakimi:I këshilloi të rinjtë të veprojnë sipas Kur'anit, dhe mësimeve të Ehl ul Bejtit
Gjatë takimit, Ajetullah Hakimi i këshilloi të rinjtë irakianë t'i përmbahen mësimeve Islame të bazuara në Kur’an dhe në mësimet e Ehl-ul-Bejtit (a.s.).
Një grup studentësh irakianë nga provinca Al Divania u takuan me dijetarin e madh, Ajetullah Sejjid Muhammed Said Hakim, në qytetin e Naxhafit, Irak.
Gjatë takimit, Ajetullah Hakimi i madh e këshilloi rininë irakiane t'i përmbahej mësimeve Islame të bazuara në doktrinën e Kur'anit dhe Ehl ul-Bejtit (a.s.).
Ai gjithashtu u kërkoi atyre që të trajtojnë me respekt qytetarët e tyre dhe të shmangen nga vendimet e nxituara dhe të zemëruara pasi që nuk ka të mira në to. Autoriteti i lartë fetar i kërkoi të rinjve muslimanë t'i shërbejnë njerëzve në shoqëri në çfarëdo mënyre që mundën pasi që kjo është ajo që e bën Allahun e Plotfuqishëm të kënaqur, të lumtur.
Shkëlqesia e tij, Ajetullah Hakimi më tej i rekomandoi studentët që të kenë sjellje të mirë, të jenë të ndershëm dhe i ftoi ata të kryejnë veprat e tyre të adhurimit në kohën e duhur të mundshme.
Në fund, Ajetullahu i madh, Sejjid Muhammed Hakim ju lut Allahut të Plotfuqishëm për suksesin e pjesëmarrësve.
Burimi: Hawza News